Ndodh edhe kjo, furnizoi makinën me karburant dhe u arratis, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Polcia e Tiranës, ka vënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhje.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me i inicialet A. K., pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. K., 32-vjeç, banues në Tiranë, pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.”, sqaron policia.


Shtuar 6.04.2024 10:15