Ndodh dhe kjo! Minjtë hyjnë në një komisariat, konsumojnë marijuanën me vlerë 500 mijë dollarë

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një stacion policie në Indi. Sipas punonjësve të policisë së departamentit, minjtë hynë në dhomën ku ruanin drogën e sekuestruar nga raste të ndryshme dhe hëngrën sasinë e marijuanës, me vlerë 500 mijë dollarë.

Brejtësit arritën të futeshin në dhomën e veçantë të komisariatit ku mbahej droga dhe hëngrën një sasi të madhe të sekuestruar nga dy raste të veçanta.

Kur u mbajt seanca gjyqësore për dy rastet, policia njoftoi se nuk mund t’i ekspozonin 500 kilogramët marijuanë, pasi ato ishin konsumuar nga minjtë që kishin gërmuar në departament.

Droga do të përdorej si provë në një rast, por brejtësit kishin plane të tjera.

“Nuk ka vend në komisariat ku minjtë nuk pushtojnë. Sasia e mbetur e marijuanës që mbeti pas “bastisjes” së brejtësve u asgjësua nga efektivët e policisë ”, tha prokurori në gjykatë./albeu.com


Shtuar 29.11.2022 22:11