Ndjekje si nëpër filma, makina me drogë s’i bindet policisë në kufirin greko-shqiptar, thyen traun dhe hyn në korsinë e kundërt

Në orën 07:30 të mëngjesit të së mërkurës përfundoi një ndjekje “e çmendur” në Egnatia Odos, e cila nisi nga Igumenica dhe përfundoi në Mecovë.

Një makinë e cila ishte e ngarkuar me drogë është parë në autostradë duke ecur me shpejtësi marramendëse.

Ndonëse mjetit iu bë thirrje që të ndalonte, shoferi ka vijuar të ecë me shpejtësi në zonën e Thesprotisë, ndërsa në Igumenicë është futur në korsi të kundërt. Me shpejtësi skëterrë, mjeti ka ecur deri te stacioni ku janë kabinat e pagesës së rrugës në Drosoxor dhe më pas ka thyer trarët, duke u futur në korinë e rregullt drejt Selanikut.

Ndjekja në fjalë ka vijuar deri sa mjetit i janë çarë gomat, ndërsa është ndalur rreth 07:30 ora lokale në kryqëzimin e Metsovos.

Në përfundim policia arrestoi një 16-vjeçar grek dhe një të ri shqiptar.

Automjeti është dërguar në Departamentin e Policisë Thesproti, e cila po heton rastin./Albeu.com/


Shtuar 25.01.2023 09:37