Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e rrethit të Kurbinit për agjentin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lami.
28-vjeçari është lënë në arrest me burg.
Kujtojmë se Jeton Lami është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Lezhës nën akuzën “shpërdorim detyre”, pasi ka ndihmuar dhe ka transportuar me makinë të shumëkërkuarin nga drejtësia, Ervis Martinaj.
Ky i fundit është shpallur i humbur dhe nuk dihet vendndodhja e tij pasi xhaxhai i tij ka denoncuar në polici duke thënë se kishte kohë pa folur me nipin e tij./albeu.com