Ndezën 2 zjarre dhe dogjën rreth 3 hektarë tokë me bimësi, identifikohen autorët në Mat

Autorët e dy zjarrvënieve në Mat janë identifikuar, pasi ndezën zjarre duke shkaktuar djegien e rreth 3 hektarë tokë me bimësi.

Policia ka nisur procedimin penal për shtetasit R.N., dhe M.K., banues njësinë administrative Komsi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas njoftimit të marrë për dy vatra zjarri në njësinë Administrative Komsi, janë nisur menjëherë bashkë me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale janë identifikuar të 2 autorët e këtyre zjarrvënieve dhe konkretisht;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij Komisariati, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit R.N., dhe M.K., të dy banues njësinë administrative Komsi, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 3 hektarë tokë me bimësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës”- thuhet në njoftim.

 


Shtuar 11.02.2024 10:51

Tags: , ,