Ndeshjet e shtatorit me mbrojtje të “arnuar”, Reja: Ndeshje vendimtare, mungesat janë lojtarë të rëndësishëm

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy shumë të rëndësishme me datë 24 dhe 27 shtator në kuadër të Nations League.

Shqiperia është ende në garë për vendin e parë dhe për ta sigururar atë do të duhet të fitojë këto dy ndeshje që janë edhe të fundit.

Në fakt kombëtarja nuk vjen në momentin e saj më të mirë, pasi për këto dy ndeshje trajneri Edi Reja do të duhet të “arnojë” mbrojtën pasi mungojnë Kumbulla dhe Gjimshiti.

Reja ështe shprehur se padyshim që ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm, por edhe të tjerët kanë kualitet.

Reja:

Janë dy ndeshje vendimtare. Ne duhet të bëjmë llogaritë me lojtarët që kemi në dispozicion, mungesat janë lojtarë shumë të rendësishëm. Nuk do të qahem, do bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi. Lojtarët kanë vlerat e tyre dhe ne do shkojmë në ndeshjen e parë për një rezultat pozitiv.

Është e vështirë, por ne do të tentojmë gjithçka në këto dy ndeshje../albeu.com

 


Shtuar 17.09.2022 13:08