Ndeshja me Cagliarin mund të sigurojë një rekord të ri për Ronaldon

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo nesër në ndeshjen ndaj Cgliarit mund të arrijë një rekord personal.

Juventusi udhëton nesër në Sardegna ku do të ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.
 
Ronaldo ka shënuar 20 gola në 22 paraqitje në Serie A këtë sezon. Portugezi ka arritur të shënojë në 18 stadiume të ndryshme të skuadrave në kampionat.
Vetëm Sardegna Arena i ka mbetur pa shënuar gol. Nëse nesër 36 vjeçari arrin të shënojë, atëherë nuk do të mbetet asnjë stadium i skuadrave të Serie A pa pësuar nga ai.
 
Tani, fokusi i “Bianconerëve” është Scudetto dhe Coppa Italia, këtë e kanë konfirmuar edhe Ronaldo edhe trajneri Andrea Pirlo. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 22:10