Ndërtoi pa leje te “Laguna e Patokut” objektin që do e kthente në lokal, e pëson laçjani

Një 61 vjeçar është arrestuar për ndërtim pa leje në zonën “Lagunës së Patokut”, në Laç.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ja rënë shtetasi Z.T, banues në  Laç.

61-vjeçari, në zonën “Laguna e Patokut”, kishte ndërtuar një objekt njëkatësh, me qëllim përdorimi për lokal, pa leje të organeve kompetente.

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

 


Shtuar 21.10.2023 16:09