Nëshkrimi i marrëveshjes finale për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D është mirëpritur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se i gjithë fokusi i kuadrove të BDI-së ka qenë në finalizimin e marrëveshjes për këtë projekt madhor infrastrukturor.
“Përgëzoj aktin e sotëm të nënshkrimit të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D mes Qeverisë, Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka. I gjithë fokusi i kuadrove të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kolegëve të tjerë ka qenë në finalizimin e të gjitha procedurave ligjore që të merr rrugën e realizimit projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i infrastrukturës rrugore në historinë e vendit”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka falënderuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe ka uruar punë të mbarë dhe dinamike në periudhën në vijim për realizimin e plotë të marrëveshjes historike të nënshkruar sot në Shkup.