Vijon aksioni “Bregdeti ynë” në Vlorë, raporton albeu.com.
IMKT është përqendruar në plazhet e Radhimës dhe Orikumit, dhe deri më tani janë shembur tre ndërtesa pa leje.
Mësohet se aksioni do të vijojë dhe javën e ardhshme dhe aktualisht po evidentohen edhe objektet e tjera në zonë për të parë ligjshmërinë e tyre./albeu.com