Policia e Vlorës ka goditur 5 raste të ndërtimeve pa leje. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
R. Ç., 37 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar dy objekte në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse.
Si dhe janë proceduar penalisht shtetasit:
A. L., D. L., A. L. (vëllezër), pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;
F. I., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;
S. M., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse;
G. H., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në lagjen nr. 3, Ksamil, pa lejen e organeve përkatëse.
Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Bledi Çuçi, drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe kreun e Kadastrës Artan Lame njoftuan se, javën e ardhshme do të nisë aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë bregdetit, nga Velipoja në Sarandë.
Gjithashtu, policia e Vlorës ka në pranga edhe 3 shtetas, për vepra të tjera penale.
Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi S. G., 39 vjeç, banues në Vranisht, Vlorë, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.
E. J., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
R. Xh., 29 vjeç, banues në Finiq, pasi ditën e djeshme, në rrugën Krane-Qafë Botë, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. K., 79 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit./albeu.com