Ndërron jetë presidenti i parë i Ukrainës

Presidenti i parë i shtetit modern të Ukrainës, Leonid Kravchuk, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, përmes një njoftimi.

Në kanalin e tij Telegram, Klitschko tha se Kravchuk ishte një njeri që mishëronte “talent, karakter të fortë dhe njohuri”.

Kravchuk, i cili ishte më parë kryetar i Rada – ose parlamenti – dhe i Sovjetit Suprem të SSR të Ukrainës gjatë ditëve të fundit të Bashkimit Sovjetik. Ai u bë president në dhjetor 1991 dhe qëndroi në detyrë deri në korrik 1994.

Një fushatë e dytë për të qenë president përfundoi me një humbje zgjedhore ndaj ish-kryeministrit të tij, Leonid Kuchma.

Ndër vendimet e tij më të rëndësishme ishte nënshkrimi i Protokollit të Lisbonës në vitin 1992, duke u zotuar se do të heqë dorë nga arsenali bërthamor që i la Ukrainës pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në postimin e tij, Klitschko tha se trashëgimia e Kravchuk ishte veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur Ukraina po lufton Rusinë.

“Ne do të ruajmë sovranitetin dhe vullnetin që kemi marrë më shumë se 30 vjet më parë. Ne nuk do të tërhiqemi”, shkroi Klitschko.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë vijon në muajin e tretë të saj dhe janë me mijëra jetët e humbura të njerëzve të pafajshëm./albeu.com/