Ndërron jetë 37-vjeçari polak në Sarandë, dyshimet e para

Një 37-vjeçar polak ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë.

Lajmin e bën të ditur policia, ku bëhet me dije se rreth orës 17:50 në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/