Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan ku një 34-vjeçare ka humbur jetën disa orë pasi kreu një abort. Pas kësaj, policia procedoi penalisht dy mjekë të maternitetit të Elbasanit.
Në dëshminë e tij mjeku Behar Gjevori i cili u procedua penalisht nga policia pas ngjarjes së rëndë. Ai tregon se e reja kishte abortuar edhe disa herë më parë, ç’ka e shton rrezikun e ndërhyrjes. Mjeku Gjevori shprehet se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas anestezisë, mjeku shprehet pwr Panorama Tv se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjevori tregon se pas kësaj, mjeku është larguar.
Gjevori: Historia është e tillë, kjo vjen rreth orës 13:00 për të abortuar, bashkë me një shoqen e vetë me të cilën jeton. Rri me qera në Elbasan, është nga fshatrat e Baldushkut. Burri është në burg në Greqi për vrasje. Për të rritur dy fëmijë e shkreta punonte kështu siç punojnë këto si prostituta. Bashkë me atë shoqen tjetër. Pa burrë dhe pa gjë. Më thërret ***** për dy aborte.
Këto janë procedura të thjeshta, për ta bërë pa dhimbje kërkojnë njëfarë anestezie. Bëhen në kabinete që kanë kushte minimale, është një procedurë e shkurtër. Bën anestezinë tek e para, zgjohet për bukuri dhe kalon në krevat, bën dhe këtë të dytën, 10 minuta punë, ishte një abort 12-13 javësh. Mbaroi abortin dhe kjo e dyta. Zgjohet mirë e bukur, kalon në krevat, bën një eko kontrolli edhe unë që nga ky moment ika.
Pyetje: Ishte hera e parë që abortonte?
Gjevori: Kjo kishte bërë abort edhe herë tjetër. Nuk e kam pyetur sa herë. Ika unë, kaq mbyllet historia ime. Vetëm kur më merr doktor **** nga ora 19:00 dhe më thotë që ajo që ka bërë abort tek ty ka ndërruar jetë. Do ketë pasur ndonjë trombomboli. Varet si është shtrati placentar. Sa më shumë aborte të bësh, aq më i predispozuar është. Varet nga madhësia e abortit, kur e bën mosha të vogla, 5-6 javëshe është më shumë e mbrojtur. Kur kalon pastaj mbi 12-13 javë siç ishte kjo, është më e rrezikshme. Unë 10 minuta punë kam pasur me të, ajo ka ikur me këmbët e veta, ka dalë nga spitali rreth orës 15:30./Albeu.com/.