Ndërroi jetë nga plagët e shumta, momenti kur adoleshentët rrahin të moshuarin (VIDEO)

Një grup adoleshentësh kanë rrahur për vdekje një 72-vjeçar në SHBA. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet momenti kur adoleshentët rrahin të moshuarin James Lambert duke e lënë të vdekur.

Sipoas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 14 qershorit por vetëm sot kanë dalë pamjet e tmerrshme të dhunës që u filmuan nga një kamer sigurie e një biznesi aty pranë. I moshuari ka qenë duke ecur Avenue Cecil B në Florida të SHBA-ve, kur është përballur me grupin e adoleshenteve. Në një moment, siç shihet edhe në video, 72-vjeçari arrin të ngrihet dhe tenton të arratiset.

Veçanërisht tronditës është fakti se në video shihen fëmijët duke qeshur dhe vetëm një vajzë duket e tronditur nga ajo që ka ndodhur. 72-vjeçari James Lambert, siç raporton New York Post, u dërgua në spital pas sulmit brutal por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të shumta.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë asnjë arrestim dhe po ofrojnë një shpërblim prej 20,000 dollarë për informacionin që çon në identifikimin e autorëve./albeu.com