Ndërroi jetë në burg, kush është 33-vjeçari Andrea Bregasi që tentoi të vriste fqinjin në Don Bosko

Këtë të shtunë, ka ndërruar jetë në burg 33-vjeçari Andrea Bregasi, autor i atentatit në Don Bosko.

Bregasi i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.

Mësohet se 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.

Kujtojmë se Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Ngjarja e Don Boskos

Andrea Bregasi, qëlloi me pistoletë mbi mjetin që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefin.

Ky i fundit lajmëroi menjëherë policinë, ndërkohë që plumbat për fat të mirë nuk prekën 42-vjeçarin dhe dy pasagjerët e tjerë.

Andrea Bregasi pas ngjarjes është larguar me këmbë, ndërkohë që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.

Policia pas ngjarjes vendosi 5 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për të.


Shtuar 20.07.2024 15:33