Ndërroi jetë në aksident mëngjesin e sotëm, ky është viktima 44-vjeçar

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Tiranë-Durrës ku si pasojë ka ndërruar jetë një 44 vjeçar.

Mësohet se viktima nga aksidenti është Hektor Pasha, makina e të cilit ka dalë nga rruga dhe drejtuesi ka ndërruar menjëherë jetë.

Njoftim policie

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 7.10.2022 08:50