Energjia Elektrike është ndërprerë në disa zona të Tiranës, dhe në disa qytete si Kukësi, Elbasani, Kukësi dhe Durrësi.
Sa i përket Tiranës, probleme janë raportuar në zonat e Ali Demit, Shkozë, te zona e Liqenit të Thatë, Komuna e Parisit etj.
Ndërkohë, problematike kanë qenë raportimet në lidhje me disa qytetarë të cilët kanë mbetur të bllokuar në ashensorë.
Pas ndërprerjes së energjisë ashensorët, janë bllokuar dhe banorët kanë mbetur brenda.
Ndërkohë, një luhatje e tillë tensioni rrit rrezikuar për të dëmtuar elektroshtëpiaket. Shumë abonentë familjarë por edhe biznese janë ankuar vazhdimisht për luhatjet e tensionit këto ditë të nxehta.