Ndërprisnin dritat e vidhnin banesat, shkatërrohet banda e grabitësve në Tiranë: 5 shtetas në pranga

Policia ka vënë në pranga 3 shtetas të akuzuar për vjedhjen e banesave dhe automjeteve.

Po gjatë operacionit vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Moskallëzim krimi”. Të dy këta persona të dënuar për vrasje dhe vjedhje në Shqipëri, Itali e Zvicër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në banesën e një shtetasi në rrugën “Selaudin Bekteshi”. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur edhe banesën e një shtetaseje në Lanabregas.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të banesave në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Shtetasit e mësipërm studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alliasi”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të banesave dhe automjeteve, si dhe për arrestimin e autorëve.

Në kuadër të operacionit vihen në pranga 3 shtetas, për vjedhje të banesave dhe të automjeteve.

Po gjatë operacionit vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Moskallëzim krimi”. Të dy këta persona të dënuar për vrasje dhe vjedhje në Shqipëri, Itali e Zvicër.

Në vijm të punës së pandërprerë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe të automjeteve, bazuar në informacionet e marra përgjatë punës hetimore dhe në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Alliasi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

– K. Q., 23 vjeç, i dënuar më parë, dhe G. B., 19 vjeç, të dy banues  në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në banesën e një shtetasi në rrugën “Selaudin Bekteshi”. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur edhe banesën e një shtetaseje në Lanabregas.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të banesave në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Shtetasit e mësipërm studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave./albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 09:47