Ka ndërruar jetë Nikollë Shullani, kryetari i shoqatës së misionarëve të pajtimit të gjaqeve.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.
Sipas burimeve, Shullani vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë.
Ai njohet në veriun e Shqipërisë si njeriu që ndërmjetësoi shumë konflikte të hershme mes palëve dhe në shumë raste arriti të shuante hakmarrjet mes personave apo fiseve të ndryshme./albeu.com/