Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, Mbreti Charles shpall 17 ditë zie

Një ngjarje teonditëse për poipullin britanik ka ndodhur ditën e djeshme pasi mbretëresha Elizabeth II ndërroi bjetë në moshën 96-vjecare.

Menjëherë pas vdekjes së saj posti i saj i kaloi menjeherë trashëgimtarit dhe djalit të saj të madh Mbreti Charles.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, Mbreti i ri ka njoftuar se një periudhë zie mbretërore do të mbahet deri në 17 ditë pas funeralit të Mbretëreshës.

Data e funeralit ende nuk është konfirmuar, por besohet se do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së Mbretëreshës.

Zia mbretërore do të mbahet nga anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyrat zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale./albeu.com