Ndarja nga jeta e gjeniut të letrave shqipe, Armand Duka: Humbje e madhe për Shqipërinë

Ndarja nga jeta e gjeniut të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, është përjetuar me trishtim edhe në botën e futbollit. Kreu i FSHF-së, Armand Duka shprehu ngushëllimet familjes së Kaderes.

“Ismail Kadare, një humbje e madhe për Shqipërinë!

E trishtë të mësosh që Ismail Kadare nuk jeton më. Vendi ynë ka humbur një shkrimtar të madh, një kolos të letrave, i cili e bëri Shqipërinë të njohur anembanë botës.

Kadare ikën, por i lë vendit tonë dhe gjithë botës një trashëgimi të madhe kulturore, kryevepra letrare të përkthyera në 45 gjuhë të ndryshme.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Kadaresë, të cilët do ta ndjejnë shumë mungesën e tij.
U prehsh në paqe Ismail Kadare!”, tha Duka.


Shtuar 1.07.2024 13:22