Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Tritan Shehu tregon detajet: Ndodhi në punë sekondash

Në një lidhje me skype për “Shqipëria Live”, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdanit.

Shehu tha se Bogdani u ndje keq gjatë një konference dhe mjekët nuk arritën dot ta rikthenin në jetë.

“Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.

Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar”.– tregoi Shehu.


Shtuar 18.09.2024 14:56