Deartamenti i Komunikimit në FSHF ka njoftuar se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i cili u nda sot nga jeta.
Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.
Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë.
