Ndalohet në postbllok, shoferi i jep gaz makinës dhe aksidentohet, policia vihet në ndjekje të tij (VIDEO)

Pak minuta më parë, policia e Vlorës gjatë kontrollove të saj ka pikasur një person i cili duhet të ishte në banesë pasi vuante dënimin e arrestit të shtëpisë.

Në momentin që postblloku ka tentuar ta ndaloj ky i fundit i ka dhënë gaz makinës dhe është larguar me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa nga shpejtësia e tepërt personi është aksidentuar.

Ai ka goditur një automjet tjetër dhe më pas ka zbritur nga makina dhe është larguar.

Mësohet se nuk është lënduar nga aksidenti, ndërsa vazhdon ndjekja e policisë për kapjen e tij.

Ngjarje e ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit pranë zonës së Lungomares dhe Ujit të Ftohtë.


Shtuar 19.12.2021 21:12