Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka shkuar sot për takim me kryeministrin Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës. Në konferencë për media Hovenier ka treguar se kanë biseduar për hyrjen në fuqi të Rregullores së re të BQK-së, e që diplomati amerikan thotë se mund të sjell tensione tek serbët lokalë.
Hovenier ka thënë se s’mund ta shmangësh frustrimin mes qytetarëve pasi implementimi i Rregullores së BQK-së ka impakt të ndjeshëm tek ta. Ai ka marrë edhe një shembull të një moshuari që e ka marrë një përfitim social nga Serbia përmes një poste apo ngjashëm, duke pyetur se cilat procedura janë vendosur që ai i moshuar të vazhdojë të marrë atë përfitim social.
Ambasadori amerikan ka thënë se do të ketë tensione nga qytetarët meqë ata do të ndjehen se iu është ndërprerë një benefit nga i cili varen dhe potencon se SHBA është e shqetësuar për individët dhe jetët e tyre.
“Unë nuk e di se nuk mund ta shmangësh frustrimin e qytetarëve si rezultat i këtij vendimi dhe implementimit dhe që ky implementim bëhet në një mënyrë që është i ndjeshëm ndaj shqetësimeve të tyre. Më lejo japë një shembull, kur një i moshuar që merr një përfitim social, e ka marrë atë përmes një poste serbe dhe i ka marrë në cash, nuk e di specifikisht, por si ai person do ta marrë atë përfitim social, çfarë procedura janë vendosur që ai person ta marrë atë benefit. Mendoj se do të ketë tensione nga njerëzit sepse do të ndjehen se iu është ndaluar një përfitim nga i cili ata varen. Askush s’e dëshiron një gjë të tillë. Ne jemi të shqetësuar për individët dhe jetët e tyre”, ka thënë ambasadori Hovenier.