Ndahet nga jeta ish-futbollisti shqiptar

Ish-sulmuesi i Lushnjës, Kapllan Pepa është ndarë nga jeta këtë të -martë në moshën 73-vjeçare.

Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të klubit të futbollit “KF Lushnja”.

Përmes një postimi në Facebook, klubi vlerëson kontibutin e Pepës në futboll.

“Lamtumirë Kapllan Pepa !! Është ndarë nga jeta një prej emrave emblemë të futbollit të Lushnjës, sulmues dhe goleador i spikatur i viteteve 70 … Kapllani ka pas dhe një kontribut shum të madh në rritjen e talenteve të qytetit sidomos në vitet 2000 ku Lushnja ishte e Superiores !  Ngushëllime për të gjith botën e futbollit , për familjen për të afërmit … Prehu në paqe legjendë!”, thuhet në reagim.


Shtuar 5.12.2023 14:08