Ndahet nga jeta ish- bashkëshortja e Aleksandër Vuçiç

Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare ish-gruaja e presidentit Aleksander Vuçiç, Ksenija.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vuçiç përmes një postimi në Instagram.

“Sonte në Beograd, papritur, në moshën 56-vjeçare, vdiq Ksenja Vuçiç, nëna e dy fëmijëve tanë, Danilo dhe Milica, dhe ish-gruaja ime. Vendi dhe data e funeralit do të njoftohen më vonë”, shkruan Vuçiç./albeu.com


Shtuar 29.01.2022 20:47