Ndahet nga jeta ikona e teatrit muzikor, Stephen Sondheim

Kompozitori legjendar amerikan Stephen Sondheim është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmin e ka dhënë avokati i tij për New York Times, i cili tha se vdiq në shtëpi.

Sondheim ishte një  titan i teatrit muzikor që i ktheu subjektet më të pamundshme në pika referimi argëtimi.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ai shkroi partiturat e disa prej shfaqjeve më të njohura të Broadway, duke përfshirë Company, Follies dhe A Little Night Music. Sondheim shkroi gjithashtu tekstin për Ëest Side Story.

Kompozitori i lindur në Neë York fitoi 8 çmime Grammy, 8 çmime Tony, duke përfshirë arritjen speciale të jetës në Teatër, dhe 1 çmim Academy Aëard. Ai gjithashtu mori një çmim Pulitzer.

Në vitin 2015, Presidenti amerikan Barack Obama i dha Sondheim Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil, për punën e tij.

Avokati i Sondheim tha se kompozitori kishte festuar Ditën e Falenderimeve me miqtë një ditë para vdekjes së tij.

Homazhet për një nga kompozitorët më të nderuar të teatrit muzikor, kanë filluar./albeu.com


Shtuar 27.11.2021 08:44