Ndahet nga jeta aktori shqiptar, Enver Kaçaniku

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku.

Enver Kaçaniku lindi në vitin 1947 në Prizren dhe u bë i njohur më shumë për filmat “Si të vdiset” dhe “Migjeni”.

“Sot vendi ynë ka humbur një njeri më vlera të larta.

Ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, z. Enver Kaçaniku.

Ai në mesin e shumë shfaqjeve teatrale në të cilat mori pjesë, është njohur për rolet e tij në filmat “Migjeni” dhe “Si të vdiset”.

Ne u shprehim ngushëllime, familjes dhe kolegëve për këtë humbje.

Aktorin z. Enver Kaçaniku dhe veprimtarinë e tij do ta kujtojmë dhe vlerësojmë gjithmonë”,thuhet në njoftimin e Ministrisë./albeu.com

Shtuar 18.06.2021 13:40