Gilberta Simoni dhe Ilir Lara janë çifti më simpatik që gjithmonë marrin vëmendjen e medias dhe publikut.
Gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ata pohuan se janë ende bashkë, paçka dyzimeve që publiku filloi të kishte nga mos postimi i fotove nga ana e tyre në rrjetet sociale për dy javë.
“Pas emisionit nuk hodhëm foto, u treguam goxha të rezervuar. Kaq mjaftoi dhe menduam se u ndamë, donim pak privatësi”, tregoi Gilberta.
Jo vetëm kaq, por Iliri organizoi një festë në Përmet me miq e familjarë të të dyve. Në cilën pikë është raporti i tyre?
Iliri pohon se po mendon një jetë në Itali për të cilën Gilberta mbeti e surprizuar live, por që e pranoi me shumë qejf. “Po mendoj më shumë jashtë në Itali se sa këtu”, tha Iliri.
“E reja filloi që më hyrjen në tv, kështu që dhe do vazhdoj mesa po shikoj. Ndryshimet do vazhdojnë. Çdo kush kur nis një lidhje të re, krijoj një faqe të re”, u shpreh Gilberta.
Ajo tha se martesa si akt e ka trembur, por pyetjes së Ermalit “a mendon jetën me Ilirin deri sa vdekja ti ndaj” i përgjigjet me ‘Po’.
Nga intervista mes tyre kuptuam se Gilberta ka ende për të mësuar në kuzhinë teksa njeriu i surprizave mbetet Iliri.
A shuhet pasioni në çift pas të 40-ave? Të dy pohojnë duke qeshur që është legjendë urbane.
“Jo, jo, jo. Është legjendë urbane”, u shpreh Iliri./abcnews.al