NATO publikon sondazhin: 93% e shqiptarëve pro Aleancës Euroatlantike

E ndërsa në Vilnius hapi siparin samiti i NATO-s, Aleanca i parapriu këtij takimi të rëndësishëm me publikimin e anketës së përvitshme në 31 vendet aleate ku mat puslin e opinionit publik sa i takon mbështetjes për anëtarësimin në këtë aleancë, për shpenzimet dhe mbrojtjen kolektive.

Në tërësi mbështetja për NATO-n mbetet solide dhe fortë për rreth 32 mijë të anketuar nga 31 vendet e Aleancës. 65% e të anketuarve mendojnë se kombi i tyre duhet të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën.

Të lidhura

None found

Në krahasim me gjetjet e mëparshme, një pjesë dërrmuese e të anketuarve e konsiderojnë NATO-n të rëndësishme për sigurinë e ardhshme të kombit të tyre 73% do të votonin që vendi i tyre të mbetet anëtar i NATO-s në rast se zhvillohet referendum.

Sa i takon shqiptarëve ata renditen të parët në një klasifikim. 93% e shtetasve shqiptarë do të votonin që vendi i tyre të mbetej një anëtar i NATO-s nëse do të mbahej një referendum. Një vit më parë kjo shifër ishte 85%

70% mendojnë se Shqipëria duhet t’i shkoje në ndihme një vendi aleat të Aleancës nëse sulmohet nga armiku.

82% e 500 të anketuarve thanë po ndihen më të sigurt si rezultat i bashkëpunimit të vendeve anëtarë të NATO-s.

Të renditur të tretët në fund të listës, shqiptarët nuk janë aspak të shqetësuar nëse do nisë një luftë mes vendeve të NATO-s në të ardhmen. 88% % e shqiptarëve e cilësojnë si shumë të rëndësishme dhe disi të rëndësishme Aleancën sa i takon sigurisë kombëtare. 52% besojnë se vendi duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojten ndërsa 22% thonë se duhet të shpenzojmë në nivelet aktuale.

E renditur fundit në renditje shqiptarët mendojnë se vendi është i sigurt edhe pasi të përfundojë lufta në Ukrainë. Rreth dy të tretat e të anketuarve e konsiderojnë se pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar në sigurinë e vendit të tyre ndërsa gjysma e të anketuarve e shohin Kinën si të pafavorshme.


Shtuar më 11.07.2023 17:07

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş