NATO “i tregon dhëmbët” Rusisë! Zjarr dhe predha 155 mm, në grup edhe ushtarët shqiptarë (FOTO LAJM)

Teksa tensionet në Lindje mes Rusisë e Ukrainës vijojnë ende, forcat e NATO-s në Letoni kanë publikuar pamje nga një stërvitje me armë të rënda që kanë kryer gjatë ditës së sotme ushtarët nga shtetet e ndryshme të aleancës, të pozicionuara në kampin “Adazi” ku ndodhen edhe ushtarët shqiptarë.

Faqja e tyre e Facebook ka publikuar foto nga qitjet me topa të mëdhenj 155 mm duke shkruajtur “ndonjëherë duhet të nxjerrësh edhe armët e rënda”, ndërsa falenderon ushtarët malazez dhe ata slloven për perfomancën e treguar.

“Trajnime si ky i lejojnë grupit tonë të përmirësojë aftësitë, të rrisë kohezionin dhe të bëhet më i forte”, shkruhet në faqen e forcave të NATO-s në Letoni.

Prej disa vitesh, pasi Rusia filloi të kërcënojë Europën, NATO ka dërguar forca të shumta në shtetet kufitare të saj si Letonia dhe Polonia për t’iu përgjigjur provokimeve. Pjesë e trupave në Letoni janë edhe forcat shqiptare që shërbejnë me ekipin e çmontimt të minave./albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 16:08