Natë e përgjakur, Salianji: Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë

Mbrëmja e sotme nuk ka qenë aspak e qetë, përkundrazi një person është vrarë në Vlotë dhe njëtjetër u plagos në Urën Vajgurore.

Lidhur me këto ngjarje ka reaguar deputeti i zgjedhur i PD Ervin Salianji, i cili shkruan se qeveria duhet të kryejë detyrën duke shtuar se rendi dhe siguria publike janë në degradim të plotë.

“Orët e fundit vrasje në Vlorë, plagosje në Dimal…. Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë, thuajse çdo ditë media nxin në kronikën e zezë me vrasje, plagosje, drogë, dhunë, përdhunime, gjithçka jashtë kontrollit.

Njësoj nxin qeveria në dështimin për të siguruar rend, siguri dhe qetësi qytetarëve. Qeveria duhet urgjentisht të kryejë detyrën! Bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!”, shkruan Salianji.


Shtuar 21.05.2021 23:44