Ahmed Pemaj, tashmë është 21 vjeç dhe agjëron që kur ishte në moshën 6 vjeçare. Në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit shkon çdo ditë!
Ky 5 prill kishte rëndësi të dyfishtë për të!
Veçse e premte, besohet se mund të jetë Nata e Kadrit, që për agjëruesit ka rëndësi të veçantë.
Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit në vijim.
21 vjeçari tregon se vjen nga familje praktikante e besimit islam, por thekson se vendimi për të praktikuar fenë për të nuk ka qenë detyrim
Thotë se besimi në islam e ka ndryshuar!
Lexoni është mesazhi që përcjell jo vetëm për besimtarët!
Muaji i Ramazanit ka hyrë në ditët e fundit pasi agjërimi ndalet në datën 9 prill, ndërsa të mërkurën e 10 Prillit besimtarët kremtojnë festën e Fiter Bajramit.