Nasip Naço justifikon lëvizjen te PS: Në LSI na thoshin Luli gënjen edhe për orën, pastaj deshën ta bëjnë kryeministër

Nasip Naço ka folur sot nga Skrapari lidhur me arsyet se pse u largua nga LSI. Naço falënderoi Ramën që e pranoi në PS ndërsa deklaroi se në LSI çdo gjë ishte bërë eksperiment.

“Është kënaqësi të jem këtu. Dje në darkë Rama më ka pyetur si po vazhdon takimet në Berat. I thashë nuk ecën me takimet në Berat pa ardhur në Skrapar. Kjo pjesëmarrje tregon që Edi Ramën e duan në Skrapar. E falënderoj Ramën që më ka hapur derën e PS. Dikush nga ju mund të pyesë deri dje ishte me LSI? Po. Unë nuk kam goditur me gur LSI-në por problemet e mia kanë qenë me lidershipin e LSI-së.

Vetë na thoshin që Lul Basha të gënjen edhe për orën. Sot e duan të gjithë ta bëjnë kryeministër. Një parti që vitet e fundit bënte vetëm eksperimente politike të dështuara që I takojnë të kaluarës. Është shumë e thjeshtë. Nuk pranuan koalicion me PS në vitin 2017. Po foli Luli edhe në nga mbrapa. Një parti me 20 deputetë që nuk ishte partner por vasale e Partisë Demokratike. Mandatin që do marr nga PS, është i PS, jo i im. Nuk mund të vazhdoja më me eksperimente të dështuara. Një mik më tha që mirë bëre që erdhe se ishit bërë ju të LSI si guri në këpucë.

Për dy vite në ministrinë e Drejtësisë më ka mbështetur për reformën. Kur unë kërkoja për ndonjë gjyqtar të ndiqej penalisht ditën tjetër e shikoja me kryetarin e KLGJ. I vetmi premtim është që do jem në krah të Ramës për Skraparin, jo me koncesione. Ju e keni mbështetur PS dhe meritoni më shumë. Qëllimi im është të bashkohemi bashkë. Sot asnjë nga kandidatët që ka pasur LSI në vitin 2017 nuk është, sepse është një eksperiment politik I dështuar. U kërkoj miqve të mi të LSI t’i bashkohen PS. Ne kemi një borxh në PS”, deklaroi Nasip Naço. /albeu.com/

 

Shtuar 16.04.2021 04:04

Tags: , ,