Gjatë një interviste në emisionin “Vila24”, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, komentoi zhvillimet politike në vend dhe protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilat vijojnë prej 101 ditësh.
Sipas tij, kryeministri duhet të largohet nga detyra, pasi çdo ditë e kaluar në pushtet rëndon mbi Shqipërinë.
Të lidhura
None found
Ndoka tha se largimi i Edi Ramës nga qeverisja do të ishte momenti më i mirë për të.
“Mëngjesi im më i mirë do të jetë kur Shqipëria të çlirohet dhe Rama të largohet”, u shpreh ai.
Ndoka argumentoi se Rama do të ishte më i përshtatshëm në opozitë, duke theksuar se ushtrimi i pushtetit ka ndikuar negativisht në mënyrën e tij të qeverisjes.
“Rama më mirë në opozitë, e prishi pushteti. Është mirë të largohet. Çdo ditë në karrige është kosto për vendin”, deklaroi kreu i PDK-së.
Ai vlerësoi gjithashtu se kryeministri ndodhet në nivelet më të ulëta të mbështetjes politike, ku si dëshmi përmendi edhe protestat e zhvilluara gjatë 101 ditëve të fundit.
“Është në kuotat më të këqija, përfshirë edhe protestat”, tha Nard Ndoka.
