Armando Broja kaloi një sezon të mirë me Southampton.
Sulmuesi i Chelsea dhe i kombëtares shqiptare, ishte në një formë shumë të mirë, ku ka shënuar dhe ka performuar në një mënyrë të jashtëzakonshme, edhe pse në muajt e fundit ai “u zhduk”.
Gjithësesi, për të ka shumë ekipe të interesuara dhe Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Napoli është një nga interesuarit për transferimin e Brojës, ku mediat italiane thonë se ata janë të gatshëm të ofrojnë një shifër prej 25 milionë euro.
Gjithashtu nga ekipet italiane është dhe Interi i cili ka shfaqur një interes, por asgjë konkrete. Thuhet se edhe Evertoni i Lampard ka shfaqur dëshirën për ta pasur në radhët e ekipit, por ajo që dihet është se për Armando Brojën ende nuk ka një ekip që ka lëshuar ofertën zyrtare për të në drejtim të Chelsea./ h.ll/albeu.com