Nani kthehet në Turqi, firmos për Adana Demirsporin

Klubi turk, Adana Demirspor, zyrtarizoi në orët e vona të së enjtes nënshkrimin e portugezit Nani.

36-vjeçari, i njohur ndërkombëtarisht për përvojën e tij te Manchester United në periudhën 2007-2014 ka firmosur kontratë të vlefshme për një sezon, me opsion rinovimin edhe një vit tjetër.

Të lidhura

None found

Kështu Nani është rikthyer në Turqi, ku ka përfaqësuar Fenerbahçen, në sezonin 2015/16, me një rekord prej 47 ndeshjesh dhe 12 golash.

Nani është gjithashtu mes lojtarëve me më shumë ndeshje në kombëtaren e Portugalisë, pasi ka luajtur në 112 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola.


Shtuar 14.07.2023 09:33