Krist Aliaj pak kohë më parë na prezantoi me të dashurën e tij, një vajzë e thjeshtë, jo personazh publik. Ai tregoi se bashkë janë njohur në një ekspozitë dhe se e tërhoqi stili i saj, që i dukej shumë ndryshe nga vajza ‘tipike shqiptare’.
Madje ata u shfaqën publikisht ku shiheshin të kapur për dore. Kristi së fundmi ka dhënë një intervistë për “Bordo”, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth lidhjes dhe jetës profesionale.
Të lidhura
None found
Teksa u pyet nëse një bebe do të ishte një dhuratë e bukur në jetën e tij, Kristi tha se absolutisht, por për momentin do të ishte shumë e vështirë.
Cila është dhurata më e bukur që mund të merrje për ditëlindje?
Dhurata më e bukur..
Bebe?
Një bebe.. tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja.. nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë.
