Prej disa muajsh Shqipëria ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike që kanë rrezikuar të dhënat e qytetarëve dhe kanë shkaktuar probleme në shumë sisteme online.
Qeveria ka fajësuar për sulmet hakerat iranianë, gjë që çoi në tensionimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
E fundit në radhë që ka rënë pre e sulmeve ishte linja ajrore shqiptare “Air Albania”.
PBS station KVIE, AirAlbania, CPL Industries, UK, 8×8…
LockBit posts 7 new victims so far.#LockBit #cybersecurity #infosec https://t.co/FAHrrHLayl pic.twitter.com/GsFGy3qGmS
— Dominic Alvieri (@AlvieriD) January 30, 2023
Grupi i hakerave LockBit shënjestruan linjën ajrore, duke kërkuar një pagesë, afati i fundit i së cilës u la 14 shkurti.
Nuk është hera e parë që grupi ka si objektiv sektorin e aviacionit, pasi më parë ka sulmuar lmoi Bangkok Airways, një kompani ajrore e madhe në Tajlandë, në shtator 2021, firmën izraelite të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes E.M.I.T Aviation Consulting në tetor 2021 dhe Kuwait Airlines në qershor 2022.
Por çfarë është LockBit ransomware?
Bëhet fjalë për një sulm të ri ransomware në një linjë të gjatë sulmesh kibernetike që kanë si synim të marrin para nga objektivi. Ransomware është një lloj virusi që hyn në pajisje pa dijeninë e përdoruesit dhe kodon të dhënat duke kërkuar pagesë për rikthmin e tyre.
Ndërkohë, LockBit ransomware, i njohur më parë si ransomware “ABCD”, është bërë një kërcënim unik brenda kësaj fushe. LockBit është një nënklasë ransomware i njohur si një “kriptovirus”. Kjo pasi formon këskesa për një pagesë financiare në këmbim të deshifrimit. Ai fokusohet më së shumti në ndërmarrje dhe organizata qeveritare dhe jo në individë, shkruan AlbEu.com.
Sulmet e para LockBit filluan në shtator të vitit 2012, kur virusi quhej “ABCD”, referuar emrit të shtesës së skedarit të përdorur gjatë kriptimit të skedarëve të viktimës.
Objektiv i sulmit kanë qenë organizata në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Indi, Indonezi, Ukrainë dhe vende të ndryshme në të gjithë Evropën si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.
Hakerat zgjedhin objektiva për të cilët ndërprerja e aktivitetit nga sulmi do të bëhet mjaft problem dhe sigurohen që ato të kenë fondet për të bërë pagesën.
Pagesa nga shpërblimi ndahet mes ekipit të zhvilluesit LockBit dhe filialeve sulmuese, të cilët marrin deri në ¾ e fondeve të shpërblimit.
Pra, kjo mund të rezultojë në sulme të shumta kundër ndërmarrjeve të mëdha nga kujdesi shëndetësor deri te institucionet financiare.
Megjithatë sulmet janë shmangur ndaj sistemeve lokale të Rusisë ose të ndonjë vendi tjetër brenda Komonuelthit të Shteteve të Pavarura për të shmangur ndjekjen penale në ato zona.
Kujtojmë që Air Albania është një sipërmarrje e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe turke, e themeluar në vitin 2018 si një partneritet publik-privat.
Partneri themelues Turkish Airlines zotëron 49.12% të aksioneve të transportuesit. Pjesa e mbetur prej 50.88% ndahet midis organit qeveritar shqiptar Albcontrol (10%) dhe kompanisë private shqiptare MDN Investment (41%). /albeu.com