Policia ka ndëshkuar me masën administrative 1 milion lekë dy pronarë në Durrës pasi mbajtën hapur lokalin jashtë orarit të përcatuar.
Gjithashtu, njëri prej tyre është proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e subjekteve që vijojnë organizimet në kundërshtim me masat e përcaktuara në Aktin Normativ.
U konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 2 pronarë subjektesh.
Njëri prej tyre procedohet penalisht, për prishje të qetësisë publike, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin E. B., 24 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.17, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Për këtë shtetas u vendos dhe masa administrative 1.000.000 lekë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet muzikore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe 1 subjekt tjetër në lagjen nr.17, Durrës, me pronar shtetasin K. D., i cili u ndëshkua me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e pëcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.