Muriqan/ Tentoi të kalonte kufirin, ndalohet 36-vjeçari në shpallur në kërkim

Ditën e sotme, një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, është ndaluar nga policia e Lezhës, teksa po tentonte të kalonte kufirin në Muriqan.

Mësohet se ai ishte në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Muriqan në dalje të vendit, ndaluan shtetasin  36 vjeç, banues në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Shtuar 28.12.2023 10:50