Murati përqafohet me Olën dhe bëhet xheloz për të, Sindi nervozohet dhe tërheq deklaratën

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimin mes Olës dhe Muratit. Ata duket se ia kanë kaluar mjaftë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa nuk ka munguar edhe afrimiteti.

Teksa po flisnin, Murati komentoi bluzen e hapur të Olës ndërsa ajo u shpreh se i pëlqen kjo xhelozi.

Ndërsa më pas e pyeti për reagimet e ashpra dhe Ola krahasoi veten me Sindin.

Murati: Çfarë është kjo kaq e hapur?

Ola: Këtu po shfaq xhelozinë tënde, por më pëlqen.

Murati: Ola ti je shumë e egër kur bëhet një diskutim apo je e qetë?

Ola: Si Sindi nuk jam. Ajo është treguar e ashpër në diskutim.

Murati: Po në lidhje si je?

Ola: Kam qenë në lidhje dy herë, njëra 3, tjetra 2.

Ky afrimitet mes tyre ka bërë që Sindi, e cila ishte deklaruar ekskluzivisht për Muratin të tërheqë deklaratën e saj. Tashmë se çfarë pritet të ndodhë mes tyre mbetet për t’u parë.


Shtuar 8.04.2021 20:02