Sokol Cikalleshi ka zhvilluar një nga sezonet më të mira personale në Turqi me Koniasporin. Sulmuesi shqiptar ka dhënë së fundmi një intervistë për “Telegrafi” duke treguar marrëdhënien me dy lojtarët e tjerë shqiptarë te ekipi turk dhe duke prekur njëkohësisht edhe temën e Kombëtares. Kur pyetet për Superioren, Cikalleshi e quan të rrallë kampionatin shqiptar.
“Ne shqiptarët do jemi krahë njëri-tjetrit në ekip. Unë jam pak më i madh se Daci dhe Bytyqi. Bytyqi ka shumë talent, nëse do të jetë me këmbë në tokë dhe do të punojë shumë, atëherë do të shkojë shumë më lart se kaq. Flasim shumë me njëri-tjetrin dhe shihet me asistet në fushë. Dua që të vazhdoj deri në 35-vjeç me futbollin, që të jap maksimumin.
Duhet parë dhe gjendja fizike, ajo psikologjike dhe familja se humbasim shumë kohë. Dua që të vazhdoj deri në 35-vjeç që të luaj në Turqi, të jem sa më gjatë këtu. Në të ardhmen mund të më vij edhe dëshira për të luajtur në Shqipëri, por nuk mund të mendoj fundin e karrierës që tani se do përgatisja veten për rënien e nivelit. Kombëtarja? Prova e zjarrit do të jetë me Hungarinë për të parë nëse do të jemi për kualifikim apo për diçka më pak.
Po të flasim shumë përpara, e zbeh egërsinë dhe atë që duhet të japim në fushë. Ti marrim ndeshjet një nga një dhe futbolli lejon gjithçka. Nëse derdhet gjak dhe jep zemra në fushë, mundet. Isha brezë e kohës së De Biazit dhe shkuam historinë. Bëmë krenar gjithë popullin shqiptar. Tani erdhën shumë lojtarë të rinj dhe jemi në rrugën e mbarë. Nëse përfundojmë në vendin e tretë në kualifikuese do të jep hap përpara në vazo më lart për shortin tjetër. Ne do të luftojmë për kualifikim, por edhe nëse dalim të tretët do të jemi një hap përpara. Mos ta bëjmë si më dikur që bëjmë një hap para dhe dy mbrapa. Kampionati shqiptar? E shikoj Superioren shumë.
Tre katër ekipe po luftojnë për titullin kampion dhe një nga kampionatët e rrallë. Më parë ishin vetëm dy ekipe që luftonin. Unë e vlerësoj shumë trajnerin e Partizanit, Ilir Dajën. Gjithashtu edhe Shpëtim Duron që është një prej më të mirëve në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe Teuta që gjithmonë ishte në Europë dhe tani po shtyn më shumë. Martini ka disa kohë në Durrës dhe mund të fitojë”, tha Cikalleshi.