“Mund të humbni jetën, mos rrezikoni”, ambasada britanike paralajmëron shqiptarët që ikin me gomone drejt Anglisë

Ambasada britanike në Tiranë ka shpërndarë një mesazh për të gjithë shqiptarët të cilët duke u përpjekur të largohen nga vendi, zgjedhin rrugë të rrezikshme si për shembull udhëtimi me gomone.

Në mesazhin e ambasadës thuhet se ndërsa përpiqen të largohen nga Shqipëria, qytetarët mund të humbasin edhe jetën si pasojë e kushteve të motit.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, shkruan ambasada.

Paralajmërimi vjen ndërsa në mediat britanike raportohen raste të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në vend.