Mund të hani ç’të doni këto ditë, por pjata ideale është vetëm kjo

Ushqimet e gjelbërta janë të pasura në vlera ushqimore, anti oksidantë vitamina e minerale.

Ato përfshihen në të gjitha dietat e shëndeteshme, dhe kur them dietë nuk e kam fjalën për dieta dobësimi, por për regjim të shëndetshëm ushqimor. Sa më pak t’i gatuani, aq më shumë vlera ushqyese perfitoni.

Përbërësit për 2-3 persona:

1 Burrata

250gr sallatë mix (sallatë e gjelbër dhe rukola)

2 speca të gjelbër

1 tufë shpraguj (asparagë) të gjelbër

1 kungull të gjelbër të prerë në feta të holla

10-15 tufa brokoli të vogla

10-15 bamje

10-15 barbunja (bishtaja)

2 degë selino

3 gjethe finok

2-3 qepë të njoma

1 limon i gjelbër (lime)

Vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

2 thelpinj hudhrra

Pak xhinxher të freskët të grirë në rende

Bukë e thekur

Përgatitja:

Mund të hani ç’të doni këto ditë, por pjata

Pastroni mirë të gjitha zarzavatet në ujë të rrjedhshëm dhe përgatitini për t’i vendosur në skarë duke i tharë me letër kuzhine. Vendosni të parët shpragujt, të cilët duan delikatesë në gatim që të mos dëmtohen. Pasurojini me kripë, piper të zi dhe vaj ulliri dhe veproni po njësoj me të gjitha zarzavatet e tjera.

Mund të hani ç’të doni këto ditë, por pjata

Shtroni në pjatancën ku do të bëni servirjen sallatën mixe, vendosni burratën sipër dhe më tej shtroni gradualisht të gjitha zarzavatet e pjekura në skarë duke krijuar një kompozim estetik.

Mund të hani ç’të doni këto ditë, por pjata

Në një tas të vogël bambuje (ose porcelan në pamundësi), shtoni vaj ulliri, hudhra të shtypura dhe xhinxher të freskët të grirë në rende. Pasurojini të gjitha zarzavatet me masën e krijuar dhe do të keni gati një mrekulli të shëndetëshme për ta konsumuar. Shoqërojeni sallatën me bukë të thekur./albeu.com