Rreth 2 vite më parë, artistja shqiptare, Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ikja e saj la një boshllëk të madh në artin shqiptar, familjarët dhe miqt e saj.
Ka qenë Olti Curri i cili ka kujtuar së fundmi artisten duke publikuar një bisedë të tyren.
“Po kërkoja një kontakt në WhatsApp dhe mu shfaq kjo bisedë. Mu shfaqe si atëherë, sikur nuk je larguar kurrë. Sikur kemi pasur shumë punë dhe nuk kemi folur. Disa njerëz nuk harrohen kurrë. Njerëz si ti nuk harrohen kurrë”, ka shkruar gazetari.