“Mrekullia që po rritet brenda meje”/ Afrona Dika shtatzënë për herë të parë, kush është partneri misterioz i modeles?

Afrona Dika do të bëhet nënë për herë të parë! Modelja shqiptare ka surprizuar ndjekësit me lajmin e ëmbël, duke zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Përmes një postimi në Instagram, Dika ka ndarë disa momente nga kjo periudhë e veçantë e jetës së saj, ndërsa nuk i ka fshehur emocionet për kapitullin e ri që po nis.

Të lidhura

None found

“Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, ka shkruar ajo.

Por krahas lajmit të bukur, një tjetër detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Afrona ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e partnerit të saj, duke e mbajtur lidhjen larg vëmendjes së publikut. Kjo ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave, të cilët kanë nisur të pyesin se kush është babai i fëmijës.

Deri më tani, modelja nuk ka dhënë detaje për partnerin apo marrëdhënien e saj, duke preferuar që këtë pjesë të jetës ta mbajë private.

Ndërkohë, urimet për Afronën kanë vërshuar në rrjetet sociale, teksa ajo duket se po e shijon me shumë emocion pritjen e ëmbël.


Shtuar 9.08.2026 17:31

Tags: ,
matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİ