Mrekulli në Shëngjin! Vrojtuesi i plazhit shpëton në kohë rekord pushuesin që po mbytej

Një roje bregdetare ka shpëtuar mrekullisht një pushues i cili rrezikoi të humbte jetën ndërkohë që po lahej në plazhin e Shëngjinit.

Sipas burimeve, vrojtuesi i plazhit Robert Neçaj ka pare një burrë të kthyer përmbys duke pirë uje, dhe menjëherë ka ndërhyrë per t’i dhënë ndihmën e parë nëpërmjet reaniminit kardio-pulmonar, duke e rikthyer atë në jetë.

Ndërkohë për ndihmë më të specializuar kanë mbërritur edhe autoambulanca duke e dërguar në spitalin e Lezhes. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 12.07.2021 19:38